Hyp Hyp

Rrugëtime të përbashkëta mes qyteteve të Kosovës

Dikush po shkon tashmë.

Gjej një vend në një veturë që shkon në drejtimin tënd.

Ndaje koston e karburantit.

Ofro vendet e lira në një rrugëtim që e bën gjithsesi.

Dije kush po vozit.

Shih vozitësin, veturën dhe pikën e takimit para se të rezervosh.

Shih si funksiononAplikacioni vjen së shpejti

Thuaj ku. Shih kush po shkon.

Pa orare e pa telefonata. Dy qytete, një ditë, dhe krejt veturat në atë rrugë.

Zgjidh dy qytete dhe ditën

Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë edhe gjashtë të tjera. Rrugëtimet e asaj dite dalin sipas orës, e mund t'i radhitësh sipas çmimit ose vlerësimit.

Preke dhe provoje

Dikush po shkon tashmë.

PrejPrizren
DeriPrishtinë
1 pasagjer

Krahaso veturën, jo veç çmimin

Çdo rrugëtim e tregon orën, çmimin për vend, pikën e takimit, vlerësimin dhe rrugëtimet e vozitësit, si dhe veturën.

08:00€5

PrizrenPrishtinë

Ura e Gurit


Arta

4.931 vlerësime58 rrugëtime

VW Golf i hirtëVeturë me 5 vende

3 vende
09:30€5

PrizrenPrishtinë

Stacioni i autobusëve


Blerim

4.712 vlerësime23 rrugëtime

Škoda Octavia e bardhëVeturë me 5 vende

2 vende

Zgjidh vendin. Është i yti.

Përpara, apo te dritarja prapa? Preke vendin që e do dhe rezervohet aty për aty. Askush s'ta merr.

Preke dhe provoje

Zgjidh vendin

Prizren → Prishtinë08:00

Prek vendet e lira që i do.

A
  • I lirë
  • Zgjedhja jote
  • I zënë

Prek një vend të lirë

€5 për vend

Katër gjuhë, një veturë.

Hyp Hyp flet shqip, anglisht, serbisht dhe turqisht. Në bisedën e grupit të rrugëtimit, një prekje e kthen mesazhin në gjuhën tënde.

Preke dhe provoje

Prizren → Prishtinë

Arta, Emre dhe ti

Arta

Nisemi në 8:00 te Ura e Gurit. A ka dikush valixhe të madhe?

07:41
Emre

Benim sadece sırt çantam var. Köprüde bekliyorum.

07:43

Edhe unë jam aty për 5 minuta.

07:44

Pamje nga aplikacioni, me rrugëtime shembull.

Para se të hypësh, e di kush po vozit.

Rrugëtimi i përbashkët mbahet me besim, prandaj aplikacioni tregon fakte, jo premtime.

Arta

Anëtare që 3 muaj

Numri i telefonit i verifikuar

4.931 vlerësime
58 rrugëtime
VW Golf i hirtë5 vende
  • Patentë shoferi dhe fytyra, të kontrolluara

    Çdo vozitës dërgon një foto të patentë shoferit dhe një selfie të bërë në atë çast. Ekipi ynë i shqyrton të dyja para se të publikohet rrugëtimi i parë.

  • Vlerësime nga ata që kanë rrugëtuar

    Vozitësin mund ta vlerësojnë vetëm pasagjerët e atij rrugëtimi. Krahas yjeve e sheh edhe sa rrugëtime i ka kryer.

  • Numri yt mbetet i yti

    Flisni në bisedën e rrugëtimit. Askush nuk e sheh numrin tënd të telefonit.

  • Rrugëtime vetëm për gra

    Vozitëset mund të ofrojnë rrugëtime që i shohin dhe i rezervojnë vetëm gratë. Është preferencë e vozitëses, jo garanci.

Para se të pyesësh

A është Hyp Hyp taksi?

Jo. Është për ndarjen e shpenzimeve të një rrugëtimi që vozitësi e bën gjithsesi. Vozitësit caktojnë një çmim për vend që i mbulon shpenzimet, si karburanti, dhe aplikacioni nuk guxon të përdoret për taksi.

Si paguaj?

Me para në dorë, drejtpërdrejt te vozitësi, çmimin që shfaqet te rrugëtimi. Pasagjerët nuk i paguajnë asgjë Hyp Hyp-it.

Kush mund të vozisë?

Kushdo që është 18 vjeç e më shumë, me patentë shofer të vlefshëm dhe veturë të regjistruar e të siguruar. Dërgon një foto të patentë shoferit dhe një selfie, dhe ekipi ynë të aprovon para rrugëtimit të parë.

Po nëse ndryshojnë planet?

Mund të anulosh në aplikacion. Vozitësit nuk mund të anulojnë në 2 orët e fundit para nisjes, e kur anulohet një rrugëtim, pasagjerët njoftohen menjëherë, bashkë me arsyen e vozitësit.

Cilat qytete janë?

Prishtina, Prizreni, Peja, Gjakova, Mitrovica, Ferizaji, Gjilani, Vushtrria, Podujeva dhe Suhareka, në çdo drejtim.

Kur mund ta shkarkoj?

Së shpejti. Po e përfundojmë aplikacionin. Nëse do të jesh ndër vozitësit e parë, na shkruaj në support@hyphyp.app.

Hyp, se po nisemi.

“Hyp” i thua kur hip në veturë. Dy herë, kur je me ngut.

Na shkruajAplikacioni vjen së shpejti