Kalo te përmbajtja
Hyp Hyp
Hyp Hyp
SQENSRTR

Kushtet e përdorimit

Përditësuar më 14 nëntor 2026

Çfarë është Hyp Hyp

Hyp Hyp lidh vozitësit që kanë ulëse të lira në një rrugëtim që po e bëjnë gjithsesi me pasagjerët që shkojnë në të njëjtin drejtim. Ne e mirëmbajmë aplikacionin. Nuk jemi kompani transporti, nuk punësojmë shoferë dhe nuk jemi palë në marrëveshjen mes vozitësit dhe pasagjerit.

Kush mund ta përdorë

Vozitësit duhet të jenë të paktën 18 vjeç. Pasagjerët mund të jenë më të rinj; nëse je nën 18 vjeç, përdore aplikacionin me lejen e prindit ose kujdestarit. Përdor numrin tënd të telefonit dhe emrin tënd të vërtetë, dhe llogarinë e mban vetëm për vete. Një person ka një llogari.

Ndarje e shpenzimeve, jo shitje rrugëtimesh

Hyp Hyp është për ndarjen e shpenzimeve të rrugëtimit. Vozitësit caktojnë një çmim për ulëse që mbulon shpenzimet si karburanti dhe taksat rrugore, dhe nuk guxojnë ta përdorin aplikacionin për taksi apo ndonjë shërbim tjetër komercial transporti.

Vozitësit

Për të publikuar rrugëtime dërgon një foto të patentë shoferit dhe konfirmon se je 18 vjeç ose më shumë, se patentë shoferi është i vlefshëm dhe se vetura është e regjistruar dhe e siguruar. Ti përgjigjesh për veturën, për vozitje të sigurt dhe të ligjshme, dhe për të dhënat e rrugëtimit që publikon. Ne i kontrollojmë patentë shoferët, por kontrolli nuk është garanci.

Rezervimi dhe anulimi

Pasagjeri kërkon ulëse të caktuara dhe ulësja bëhet e tij vetëm kur vozitësi e miraton. Secila palë mund të anulojë në aplikacion. Vozitësit nuk mund të anulojnë në 2 orët e fundit para nisjes. Anulo sa më herët: anulimet e vona dhe mosparaqitja mund të shënohen në profilin tënd.

Pagesa

Pasagjeri ia paguan vozitësit drejtpërdrejt çmimin e shfaqur te rrugëtimi. Nëse Hyp Hyp merr tarifë për ndonjë shërbim, shuma shfaqet në aplikacion para se të konfirmosh.

Si të sillesh

Ji i përpiktë, ji i sjellshëm dhe përshkruaje veten dhe rrugëtimin me ndershmëri. Nuk lejohen ngacmimi, kërcënimet, diskriminimi, mashtrimi, spam-i apo çdo gjë e paligjshme. Gjinia deklarohet nga vetë përdoruesi; rrugëtimet vetëm për gra janë preferencë, jo garanci sigurie.

Vlerësimet dhe raportimet

Pasagjerët i vlerësojnë vozitësit pas rrugëtimit. Vlerësimet duhet të pasqyrojnë atë që ka ndodhur vërtet. Mund të raportosh një person, një rrugëtim apo një mesazh, dhe ekipi ynë i shqyrton raportimet.

Pezullimi

Mund ta kufizojmë, pezullojmë ose mbyllim një llogari, dhe ta bllokojmë telefonin ku është përdorur, kur shkelen këto kushte ose kur rrezikohet siguria e dikujt.

Përgjegjësia jonë

Punojmë që aplikacioni të funksionojë dhe informacioni në të të jetë i saktë, por rrugëtimet rregullohen mes përdoruesve. Aq sa e lejon ligji, nuk mbajmë përgjegjësi për atë që ndodh gjatë rrugëtimit, për vonesat apo anulimet, apo për sjelljen e përdoruesve të tjerë.

Llogaria jote

Mund ta fshish llogarinë në çdo kohë te Cilësimet. Rrugëtimet dhe ulëset që janë ende përpara duhet të anulohen së pari.

Ndryshimet dhe ligji

Mund t'i përditësojmë këto kushte dhe do të të njoftojmë në aplikacion kur ndryshon diçka e rëndësishme. Këto kushte rregullohen me ligjet e Republikës së Kosovës.

Kontakti

support@hyphyp.app

Kthehu në faqen kryesorePolitika e privatësisë

© 2026 Hyp Hyp

SQENSRTR